Revoltë në polici, drejtorët e shkarkuar refuzojnë detyrat e reja, ja shkarkimet...

Revoltë në polici, drejtorët e shkarkuar refuzojnë detyrat e reja, ja shkarkimet e tjera

77
0
Shares

Lëvizjet në rradhët e policisë së shtetit kanë vijuar edhe pas shkarkimit të 29 drejtuesve të lartë javën e kaluar.

Bie në sy shkarkimi i drejtorit të parandalimit të krimit Skënder Kalemi, i cili është një prej zyrtarëve që ka marrë pjesë së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, në hartimin e strategjisë kombëtare kundër kultivimit të kanabisit, transmeton topchannel.

Në vend të tij, është emëruar Albert Dervishaj i cili më parë mbante postin e shefit të rendit publik. Ky i fundit është zëvëndësuar nga Gëzim Zhupaj, ish drejtor i kufirit në Vlorë ndërkohë që drejtor i policisë rrugore është komanduar Skënder Ismaili, pas largimit të Ardi Veliut i cili mori drejtimin e policisë së Tiranës.

Në krye të repartit special Delta Force është emëruar Artur Selimi i cili zë vendin e Albert Nushit që mori drejtimin e policisë së Fierit. Lëvizjet e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi në rradhët e uniformave blu.

Ish drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj mësohet se ka refuzuar të drejtojë sektorin e sekretarisë dhe protokollit në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit. Edhe disa ish-drejtorë të tjerë, që i janë propozuar emërime në sektorë “parazitarë” mësohet se i kanë shprehur pakënaqësitë për këto lëvizje, kryepolicit Haki Çako i cili ka firmosur lëvizjet e tyre, sipas top channel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY