Denoncimi tek Berisha: Hiqet smartfoni në ushtri! Çfarë ndodhi pas listës sekrete...

Denoncimi tek Berisha: Hiqet smartfoni në ushtri! Çfarë ndodhi pas listës sekrete të oficerëve të SHISH

82
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë mesazhin e një ushtaraku lidhur me një urdhër që qeveria ka marrë. Në mesazh, ushtaraku ka ironizuar dhe dënuar këtë urdhër që tingëllon aq absurd, në një kohë kur vetë qeveria Rama ka publikuar listën me emrat e oficerëve të shërbimit sekret shqiptar.

Një ushtarak nga Zall Herri ka bërë të ditur sot se iu është dhënë urdhër të mos përdorin më smartfonë gjatë orarit të punës, me pretekstin së nxjerrin sekretet ushtarake.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha  gjykon se një urdhër i tillë, në emër të çështjeve të sigurisë, nuk e ka tjetër origjinën, përveçse në fobinë e vetë kreut të qeverisë, Edi Ramës.

POSTIMI TEK BERISHA

Nga data 3 shtator, Edvin Mafia ka urdhëruar ndalimin e smartfonave në ushtri. Ai është në psikozë fobie të thellë.

Gjashtë vite me parë, Edvin Fobia urdhëroi prerjen e kabllos dhe shkuljen e kompjutereve nga salla e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, sepse sipas tij sistemi i informatizimit të saj, vendosur në kuadrin e sistemit të qeverisë dixhitale apo e qeverisë, mund të shfrytëzohet nga shërbimet e huaja inteligjente.

Ndërkohë, ai ështe i vetmi shef ekzekutivi në botë që ka publikuar listën e plotë, e cila në çdo vend është “top sekret”, të oficerëve të shërbimeve të Inteligjencës, që punojnë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe emrat dhe të dhëna të shumta private edhe të atyre që punojnë në selinë dhe misionet e NATO-s apo përfaqësitë e Shqipërisë në botë, duke krijuar në çështjet e sigurisë probleme tejet serioze dhe shqetësim të madh në NATO dhe tek partnerët tanë.

Lista emërore dhe me të dhëna personale e oficerëve tanë të shërbimeve inteligjente u publikua gjerësisht në mediat ruse dhe ato serbe.

Mirëmëngjes doktor Berisha.

Doja të denoncoja këtë narco-shtet. Jam një ushtarak nga Zall Herri. Na është dhënë urdhër, nga data 3 shtator të heqim smartfonat.

Faleminderit nëse e publikoni. Anonim të lutem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY