AKU bllokon mbi 27 mijë ton produkte, gjobiten dhe mbyllen biznese të...

AKU bllokon mbi 27 mijë ton produkte, gjobiten dhe mbyllen biznese të mëdha

102
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me aksionet për parandalimin e tregimit të produkteve jashtë standartave. Së fundmi, ajo ka njoftuar se ka bllokuar 27.642 ton produkte të pasigurta në Fier, Korçë, Durrës dhe Shkodër.

AKU ka ndëshkuar me 3.5 milion lekë gjobë 3 subjektet ku u gjetën produktet dhe për 2 prej tyre ka vendosur edhe mbylljen e aktivitetit. Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

-Në një subjekt në Korçë me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, u konstatua se pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike.

-Subjekti me aktivitet “Supermarketi”në  Çermë të Fierit, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP).

-Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

-Subjekti me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” në Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY