DETAJE/”Më plasi celulari në dorë”, ish-mësuesit të dënuar për vrasje i bëhet...

DETAJE/”Më plasi celulari në dorë”, ish-mësuesit të dënuar për vrasje i bëhet atentat në Vlorë

103
0
Shares

Një 36-vjeçar, ish-mësues Fizkulture, i dënuar për vrasje u plagos me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (30 gusht) në lagjen “10 Korriku”, ndërsa policia thotë se rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur, dyshohet me armë zjarri Eljus Thartori 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se  është plagosur me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja, ndërsa nga spitali bëhet e ditur se 36-vjeçari ka pasur djegie.

Burime bejne me dije se ai ka treguar se “i plasi celulari ne dore”, cfare ben te dyshosh se pervec armes  ka patur edhe lende plasese. Mesohet gjithashtu se ai ka pasur copa metali ne trup, ne momentin qe eshte transportuar ne spitalin e Vlores.

Kush është i plagosuri?

Eljus Thartori, ish-mësues i Fizkulturës, por  i shkarkuar për precedent penal për vrasje, prej pak kohesh kishte qenë jashtë shtetit. Ai ka qenë mesues edhe pse ishte i dënuar me me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Policia po mbledh pamjet nga kamerat e bizneseve për të bërë të mundur gjetjen e autoreve të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY