Vrasës me pagesë për ish-policin Santiago Malko? Dalin detajet e hetimeve

Vrasës me pagesë për ish-policin Santiago Malko? Dalin detajet e hetimeve

307
0
Shares

Atentati mafioz ndaj Santiago Malkos dyshohet se kishte kohë që ishte organizuar. Por për realizimin e tij, organizatorët kanë porositur vrasës me pagesë.

Këto janë konkluzionet në të cilat ka dalë grupi hetimor, pas 3 ditë hetimesh intensive për të zbardhur vrasjen e ish-efektivit të policisë.

Hetimet kanë zbuluar se makina nga u qëlluan mbi ish-policin dhe që u gjet e djegur në fshatin Ferraj, në periferi të Tiranës, rezulton e vjedhur në Lezhë në muajin Shkurt.

Për të shmangur kërkimet për këtë mjet, autorët i kishin vendosur targa të tjera, të cilat, sipas hetuesve janë vjedhur në muajin Mars në zonën e Krujës.

Këto detaje të siguruara deri tani nga grupi hetimor i kanë shtuar dyshimet e policisë dhe prokurorisë, se grupi që ekzekutoi 26-vjeçarin në zonën e Porcelanit, mund të jetë nga zona e Krujës.

Nga kjo zonë ka dyshime se janë edhe autorë atentatesh të tjerë të pazbardhur, siç është rasti i vrasjes së bankierit Artan Santo, vrasësit e të cilit u zhduken pikërisht me një motor, në afërsi të Fushë Krujës.

Hetuesit janë në pritje të përfundimit të ekspertizës së armëve të gjetura në mjetin e djegur dhe disa provave që janë gjetur aty. Gjithashtu, celulari i viktimës konsiderohet provë e rëndësishme, pasi mund të përftohen biseda të cilat mund të hedhin dritë mbi konflikte të mundshme të Santiago Malkos.

Pistat kryesore hetimore janë konfliktet e mëparshme që ka pasur viktima dhe ngjarje të tjera kriminale të kohëve të fundit, në të cilat dyshohet se ai ka qenë i përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY