1 miliard lekë dëm shtetit me biletat e falsifikuara, Prokuroria kërkon burg...

1 miliard lekë dëm shtetit me biletat e falsifikuara, Prokuroria kërkon burg për të arrestuarit

136
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar burg për 7 nga 8 të arrestuarit për falsifikim biletash urbani dhe për fshehje të të ardhurave. 

Konkretisht organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit me burg për Ferdinand Ibrahimin dhe djalin e tij Anastas Ibrahimi, si edhe për të arrestuarit: Fatos Vrapi, Erisa Vora, Klodiana Qato, Aldi Duka si edhe Lulzim Allaraj, ndërsa për Albana Vrapin, Prokuroria ka kërkuar masën e detyrimit me paraqitje.

Ferdinand Ibrahimi ka mohuar mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka dijeni për biletat e falsikuara. Para prokurorëve, ai u shpreh se biletat e gjetura në makinën e tij janë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY