“Përdorimi i grave në Shkodër”/Vokshi: Edhe “drejtoreshat e reja” do jenë si...

“Përdorimi i grave në Shkodër”/Vokshi: Edhe “drejtoreshat e reja” do jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana

79
0
Shares

Ish-deputetja Albana Vokshi është ndalur tek vendimi i fundit i Kryeministrit Edi Rama per të reformuar nga fillimi Shkodrën problematike, pas skandaleve të fundit.

Duke qënë se kryeminsitri kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, ai tha se kishte qëllim të integronte sa me shumë gra në poste drejtuese, një nisme që ish-deputetja nuk e përqafon dot.

Vokshi e cilëson Ramën shfrytëzues të grave, ndërsa për emërimin e drejtoreshave të reja ka dilema.

POSTIMI I PLOTE

Edi Rama, ky shfrytëzues i grave!!

Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në parlament, Qeveri e Bashki.

Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament.

Edi Rama zhyti në mjerim gratë shqiptare duke mos I dhënë asnjë mundësi punësimi. Edi Rama u shkaktoi dhimbjen e jetës 290 mijë nënave që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre me bukë.

Edi Rama rihapi plagën e rëndë të emigrimit qindra mijëra grave që sot enden rrugëve të Europës e jetojnë si azilkërkuese në kushtet më të mjerueshme.

Edi Rama, kurrë nuk foli për dhunën në rrugë, shtëpi, administratë ndaj grave; as për mijëra gratë e dhunuara apo për 100 gratë e vrara nga dhuna në familje në 4 vitet e fundit.

Por sot, në ditën e tij më të zezë, mendoi t’i përdorë përsëri gratë, për të manipuluar e mbuluar dështimin, vjedhjen grabitjen, mashtrimin që u bëri tash 6 vjet shqiptarëve.

Edi Rama po heq sot disa drejtorë burra që kanë vjedhur, abuzuar e një pjesë duhet të ishin në burg, e thotë se do vendosë gra drejtoresha.

Pa i hyrë fare cështjes ligjore, sepse ligji as nuk respektohet e as nuk zbatohet në Qeverinë e Edi Ramës, një gjë është e sigurt: edhe gratë “drejtoresha” nuk do përzgjidhen nga arsimimi, eksperienca, integriteti apo përkushtimi… Me shumë gjasa, ato do jenë si Elisa e 5 milionë eurove në dogana, do jenë fasada e vjedhjeve dhe grabitjeve të rradhës të Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Pa larguar Edi Ramën, gratë asnjëherë nuk do të jenë të vlerësuara, të respektuara.

Pa larguar Edi Ramën, e keqja thjesht mund të fshihet përkohësisht pas fasadës por sërisht do jetë aty dhe më e rëndë se më parë.#RamaIK

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY