Meta flet për Soros: Mbrojmë interesat kombëtare pa përfunduar në duart e...

Meta flet për Soros: Mbrojmë interesat kombëtare pa përfunduar në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë

96
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është pyetur dhe për Soros dhe ndikimin që ai ka në Shqipëri.

Në intervistën dhënën të përditshmes italine, ‘Il Giornale’ Presidenti Ilir Meta u ndal edhe në akuzat për Xhorxh Soros për të cilat tha se duhet të jemi të kujdesshëm, të mbrojmë interesat kombëtare pa përfunduar në duart e lojëtarëve ndërkombëtarë privat.

Keni denoncuar në deklaratat tuaja ndikimin e Soros në Shqipëri, cila është marrëdhënia midis Shoqërisë së Hapur dhe reformës së sistemit juridik shqiptar?

Ne jemi një komb i vogël dhe duhet të jemi të kujdesshëm në një epokë globalizimi si ajo e tanishmja për të ruajtur vlerat që janë në bazë të Shqipërisë duke filluar nga identiteti ynë. Ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare pa përfunduar në duart e lojtarëve ndërkombëtarë privatë. Unë nuk jam një populist, por një realist që dëshiron të mbrojë Shqipërinë .

Si po ecën projekti për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian?
Unë besoj se hyrja jonë në BE është e nevojshme edhe nëse përparimi nuk është shumë inkurajues deri më tani. Ajo që më shqetëson më shumë është emigrimi i fortë i të rinjve, është e nevojshme të krijohen perspektiva të ardhshme për të rinjtë. Çdo vit dhjetëra mijëra njerëz largohen nga vendi ynë, nëse vazhdojmë kështu do të pësojmë një depopullim të ngjashëm me atë të viteve nëntëdhjetë pas rënies së komunizmit. Nëse atë kohë ishte e kuptueshme, tani është e papranueshme sepse duhen përgjigje efektive nga politika.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY