“Kulmi me Ramën arriti…”, Meta: Nëse nuk do shtyja zgjedhjet, do kishte...

“Kulmi me Ramën arriti…”, Meta: Nëse nuk do shtyja zgjedhjet, do kishte përplasje politike

96
0
Shares

Presidenti i Repubikës, Ilir Meta, ka folur për mediet italiane lidhur me krizën e thellë politike në Shqipëri. Teksa ndalet tek marrëdhënia me Kryeministrin Rama, ai eshte  shprehur se nëse nuk do të kishte shtyrë zgjedhjet e 30 qershorit, do të kishte përplasje politike.

Në një intervistë për “Ilgiornale.it”, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se përplasja institucionale me kryeministrin Edi Rama arriti kulmin në muajin qershor, kur qeveria vendosi t’i kryejë zgjedhjet pa partitë opozitare.

“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet në 13 tetor, një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian diskutohet më 18 tetor, do të kishte qenë e pashmangshme një përplasje mes dy fraksioneve politike.

Ndërsa unë veproja sipas Kushtetutës, përgjegjësia e kryeministrit ishte që ai nuk e kuptonte që zgjedhjet e mbajtura në këtë mënyrë ishin problem për negociatat. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetuese, as ligjore, as legjitime. Vetëm gjykata kushtetuese mund të sfidojë dekretin e Presidentit, e fatkeqësisht veprimtaria e kësaj gjykatë është pezulluar nga vullneti i kryeministrit Rama.

Për të kuptuar parregullsinë e këtij procesi zgjedhur, mjafton të themi se në të 61 bashkitë në të cilat u votua fituan socialistët sepse nuk kishin asnjë kundërshtar, si gjatë regjimit komunist”, thekson Presidenti Meta.

Meta thotë se të vetmet zgjedhje të ligjshme janë ato të 13 tetorit, dhe  se dekreti i tij mund të kundërshtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese dhe kurrësesi nga Kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY