Boshatisja e QSUT-së, Reagon Xhafaj: Ja pse po largohen infermierët

Boshatisja e QSUT-së, Reagon Xhafaj: Ja pse po largohen infermierët

105
0
Shares

Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, ka folur për një ndër çështjet më të bujshme në vend, atë të largimit të infermierëve për të punuar në Gjermani, duke çuar drejt boshatisjes QSUT-në.

Xhafaj tha në studion e News24 se emigracioni është i lirë për të gjithë dhe nuk mund të ndalohet. Sipas saj, arsyet e largimit të infermierëve janë të shumta, mes të cilave është padyshim edhe paga.

“Kjo është një temë në diskutim. Emigracioni është i lirë për të gjithë, jo vetëm në vendin tonë. Ne nuk mund të ndalojmë ata që duan të shkojnë të punësohen jashtë. Por, politikat që ndjekim janë në ngritje të kapaciteteve në shërbim të qytetarëve. Janë rreth 22 mijë infermierë të punësuar. Numri i atyre që ikin me ata që janë nuk përbën peshë të madhe në ndikimin e shërbimit. Gjitha politikat që ne kemi në vazhdim janë politika që i referohen një baze ligjore, një mënyre punësimi transparente.

Është kjo periudhë që jep mundësinë e lëvizjes të të gjithë qytetarëve dhe ju jep mundësi të provojnë edhe punësimin jashtë. Por faktet e tregojnë se ata kthehen, pasi e gjejnë veten më mirë në vendin e tyre. Dikush shkon për një pagë më të lartë, dikush mbase se ka interesin e fëmijës. Pra është e lidhur me shumë faktorë. Një nga problematikat që kemi në fokus është ngritja e kapaciteteve, edukimi në vazhdim i mjekëve dhe infermierëve dhe një punësim sa më transparent”, tha Xhafaj.
Ç’do ndodhë me infermierët?

Dje doli lista e aplikantëve, që kanë kaluar testin e parë. Janë mbi 1747 emra që do hyjnë në fazën e dytë. Së shpejti, do bëhet njoftimi për datën, që besoj do të jetë 10 shtatori ose disa ditë më pas. Është vlerësuar dosja në fazën e parë. Pastaj do të bëhet vlerësimi dhe do të shpërndahen për punësim, sipas vendeve vakante.

Risitë e këtij viti?
Së pari, portali ka dhënë një mesazh për transparencën e procesit, që lidhet me eliminimin e korrupsionit në punës, por edhe me punësimin e atyre kapaciteteve që kanë eksperiencën e duhur dhe që mund të ofrojnë dijet e tyre në shërbim të qytetarëve. Kjo është risia e këtij viti.
Një mesazh të fundit …

Qytetarët të besojnë më shumë te shërbimi publik, sepse është një shërbim ku ka filluar të ndjehet i gjithë përmirësimi i shërbimit. Qytetarët të ndjehen komodë sa herë iu drejtohen institucioneve publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY