Kryeministri hungarez vlerëson Matteo Salvinin:“Mbrojtët Evropën kristiane”

Kryeministri hungarez vlerëson Matteo Salvinin:“Mbrojtët Evropën kristiane”

79
0
Shares

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka vlerësuar punën që ka bërë Matteo Salvini në frenimin e emigrantëve. Në letrën e tij dërguar Salvinit, Orban thotë se ai luajti rolin e një luftëtari të fortë në mbrojtje të “Europës Kristiane”.

Përpjekja e Salvinit për të bllokuar kalimin e emigrantëve në vendet Europiane është vlerësuar maksimalisht nga ana e Kryeministrit të Hungarisë.

“Mund t’ju garantoj se ne hungarezët nuk do të harrojmë kurrë se ishit Ju lideri i parë i Evropës Perëndimore që kërkuat ndalimin e fluksit të pakontrolluar të emigrantëve në Evropë, përmes detit Mesdhe.

Pavarësisht zhvillimeve të ardhshme në politikën e brendshme italiane dhe nga fakti se u përkasim grupeve të ndryshme parlamentare evropiane, ju konsiderojmë si një shok lufte në përballjen tonë për të ndaluar emigracionin e për të ruajtur trashëgiminë kristiane evropiane”-thuhet në letrën e kryeministrit Orban.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY