SHKODËR/ Jep dorëheqjen kreu i hetimit tatimor

SHKODËR/ Jep dorëheqjen kreu i hetimit tatimor

96
0
Shares

Jep dorëheqjen drejtori i hetimit tatimor në Shkodër, Agim Shimaj, i emëruar më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Denaj.

Kjo dorëheqje vjen në vazhdën e dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër pas kritikave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e kryesisë së partisë Socialiste me drejtorët e kryeqendrës së veriut .

Agim Shimaj njihet si një nga anëtarët e partisë Socialiste që në fillimet e saj si dhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme .

Pak kohë më parë Agim Shimaj ka qenë në postin e koordinatorit të partisë Socialiste në Shkodër.

Pas urdhrit të Ramës ditën e djeshme, sot kanë dhënë dorëheqjen 8 drejtorë rajonalë në Shkodër. Urdhri i Ramës u bë publik dhe nga kryetarja e Këshillit Bashkiak në Shkdoër, Brisela Kadia, e cila u shpreh se zëvendësimi i tyre do bëhet me gra. Sot 8 drejtorë kanë zbatuar urdhrin e Kryeministrit dhe kanë dhënë dorëheqjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY