Rama nderlikoi marrëveshjen, ja propozimet dhe refuzimet e Kryeministrit sot në takim...

Rama nderlikoi marrëveshjen, ja propozimet dhe refuzimet e Kryeministrit sot në takim me Bashën

95
0
Shares

Dalin detaje të reja nga Takimi Basha-Rama që është zhvilluar sot në Presidencë. Kryetari i PD-së Basha ka vijuar kërkesën që të krijohet një qeveri teknike por Rama ka kundërshtuar gjithë kohës ndërkohë që është tërhequr edhe nga mundësia për të ndryshuar disa ministra, një gjë që nuk e kërkon opozita por e kishte sugjeruar vetë Rama, sipas tv klan.

Po ashtu Rama ka refuzuar edhe shtyrjen e zgjedhjeve përtej 18 qershorit. I vetmi moment ku ai ka propozuar është ndryshimet në kushtetutë ku të sanksionohej një qeveri për zgjedhjet, por këto ndryshime të zbatohen për zgjedhjet e ardhshme. Ndërkaq Rama ka propozuar të krijohet dhe një ministri e cila të ndjekë zbatimin e këtyre propozimeve, sipas tv klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY