Shpërthimi i madh i gazit në karburant, kush është punonjësi“hero” që nxori...

Shpërthimi i madh i gazit në karburant, kush është punonjësi“hero” që nxori nga makina dy fëmijët e mitur

126
0
Shares

Një karburant mori flakë nga shpërthimi  i gazit, ku mbetën të plagosur disa persona. Ngjarja ndodhi në Lezhë, ndersa karburantit iu bllokua aktiviteti.

Gjithsesi, pas kesaj historie te firkshme, ka dhe një aspekt pozitiv. Ai që mbeti i plagosur me rëndë, nxori nga makina dy fëmijët që ishin mes 7 të plagosurve.

Nikolin Prenga, shpëtoi dy fëmijët e çiftit që ndodheshin në makinën që po furnizohej me gaz në kohën e shpërthimit. Ndaj siç i ka thënë të atit nga spitali ku ndodhet në gjendje të rëndë, nuk është pishman edhe sikur ti kushtojë jetën. 40-vjeçari pësoi djegie në 40 % të trupi dhe ndodhet i shtruar në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë.

Nikolin Prenga: Edhe po të vdes nuk jam në merak se kam shpëtuar dy fëmijë, i kam nxjerrë nga makina dhe i kam larguar.

Në gjendje të rëndë mbetet në spital mbetet edhe Bardhok Bushati që ndodhej në makinën që shpërtheu në flakë ndërsa po furnizohej.

Dyshimet janë se shkak për shpërthimin u bë  një defekt në sistemin e gazit dhe një shkëndije e shkaktuar nga ndezja e gjeneratorit pas ndërprerjes së enegjisë.

Ngjarja e rëndë nga ana tjetër vuri në dyshim sigurinë e karburanteve të inspektuara nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, një institucion nën varësi të ministres Belinda Balluku që e kishte certifikuar vetëm katër muaj më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY