DETAJE/1 mld lekë dëmi në buxhetin e shtetit, si u mashtruan qytetarët...

DETAJE/1 mld lekë dëmi në buxhetin e shtetit, si u mashtruan qytetarët me bileta urbani false

91
0
Shares

1 miliard lekë mësohet se është dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit përmes skemës së flasifikimit të aboneve dhe biletave të urbanëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kjo veprimtari kriminale kishte te paktën një vit që kishte nisur duke shpërndarë biletat e falsifikuara dhe jo ato origjinale të shtypura në shtypshkronjë.

8 persona janë arrestuar në total për evazion fiskal, të cilët akuzohen ndër të tjera për falsifikimin e 150 mijë biletave, që kapin vlerën e 6 milion lekëve të reja.

Të arrestuarit përdornin bileta urbani jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu  janë sekuestruar edhe një automjet “Maserati”, 4 aparate celulare në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndryshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi, si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Policia njofton se po hetohet në lidhje me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ky aksion vjen në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”.

Emrat e 8 të arrestuarve:

F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

F. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;

E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;

L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobusash;

A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobusash;

K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY