FOTO/PD publikon dy dokumentat e reja nga sistemi TIMS, çfarë faktojnë për...

FOTO/PD publikon dy dokumentat e reja nga sistemi TIMS, çfarë faktojnë për Agim Kajmakun

469
0
Shares

Partia Demokratike ka vijuar dhe ditën e sotme të publikojë disa dokumente të tjera që implikojnë Agim Kajmakun. Dy dokumentet e reja, tregojnë se kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar në Greqi, me emrin Jorgo Toto.

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, publikoi nga selia e PD dy dokumentet e marra nga sistemi TIMS për Kajmakun.

Sot do të paraqes një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Kajmakut. Ky dokument i marrë nga sistemi TIMS, tregon se ai është arrestuar, dhe vërteton se Jorgo Toto është Agim Kajmaku”, tha Strazimiri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Partia Demokratike, bazuar në prova të pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ramës, është arrestuar në Greqi duke bërë biznes me para të falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar nëpërmjet falsifikimit, është person në kërkim në shtetin fqinj.

Pavarësisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku kërkohet prej vitesh nga drejtësia greke, Edi Rama e vendosi përmes votimeve moniste në krye të bashkisë së Vorës.

Madje Edi Rama duke qenë se i ka të preferuar të inkriminuarit në pushtetin e tij, vendosi ta mbrojë Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish që Partia Demokratike i ka rrëzuar me prova të pakontestueshme. Prej disa ditësh, PD ka publikuar vendimin e drejtësisë greke për arrestimin e Jorgo Totos, emër ky i përdorur nga Agim Kajmaku gjatë aktivitetit të tij të biznesit në vitet 2000 në Greqi.

Kajmaku fshihet pas alibive të rrëzuara duke iu afruar gjithnjë e më shumë burgut, ndërsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale për qytetarët e Vorës.

Sot do të paraqesim një tjetër fakt që rrëzon çdo mashtrim të Agim Kajmakut se nuk është Jorgo Totoja i arrestuar në Greqi.

Ky dokument, i marrë nga sistemi TIMS (dokumenti 1) është me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën dhe është arrestuar.
Dokumenti i dytë është po ashtu i nxjerrë nga sistemi TIMS tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku, por me të njëjtën foto si edhe Jorgo Toto në pasaportën me të cilën është arrestuar. Krahasimi i dy fotove që janë të të njëtit person, verteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto, në fakt është Agim Kajmaku.
Provat janë të pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet të largohet dhe të merret i pandehur për veprën e tij penale të kryer në shtetin grek dhe për veprën penale të mashtrimit me deklarimet e formularit të dekriminalizimit.

Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama.

Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij.

Edi Rama hesht, njësoj si mafia me kodin e “Omerta” sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është simboli i kriminalizimit të qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.

Edi Rama e mbron sepse siç provuam dhe një ditë më parë, me Kajmakun dhe kajmakët e tjerë ai ndan paratë publike të grabitura shqiptarëve me tendera me miliona euro.

Prandaj Edi Rama, si njeriu që ka zgjedhur të qeverisë me krimin duhet larguar një orë e më parë.

Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rrënjët dhe zgjedhje e lira, përgatitur nga një qeveri pa Edi Ramën është e vetmja rrugë për ti dhënë shqiptarëve drejtimin që meritojnë.

LIVE – Gent Strazimiri deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 29 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY