FOTO/Kur Santiago Malko ishte polic i Patrullës së Përgjithshme

FOTO/Kur Santiago Malko ishte polic i Patrullës së Përgjithshme

320
0
Shares

Vrasja e Santiago Malkos tronditi opinionin publik, pasi u ekzekutua në mënyrë mafioze në zonën e  “Xhamllikut” në Tiranë. Ai ka lënë pas bashkëshorten, në një moshë me të dhe dy fëmijë të mitur, njëri prej tyre vetëm 14 muajsh. Ndërkohë, së fundmi, po qarkullojnë fotot e tij, teksa ishte me heret pjese e policisë.

Në foton e mëposhtme, shfaqet Santiago Malko i veshur me uniformë policie, pasi më parë ishte pjesë e repartit Shqiponja. Gjithashtu edhe bashkëshortja e tij, Dea Ricku, ishte pjesë e këtij reparti.

Ndonëse e kishte me pasion Policinë, Santjago Malko nuk qëndroi më shumë se tre muaj në shërbim, pasi dha dorëheqjen. Pasi përfundoi kursin, ai u emërua në Patrullën e Përgjithshme të Policisë së Tiranës, por detyra e tij zgjati shumë pak. Kjo, edhe për arsye të problemeve që kishte pasur. Megjithatë, bashkëshortja e tij, Dea Riçku, edhe ajo kursante në Akademinë e Policisë në të njëjtën kohë me të, qëndroi edhe për pak kohë në Njësinë “Shqiponja”, duke dhënë dorëheqjen, pas incidentit ku u përfshi Malko në vitin 2016. Aktualisht, të dy ishin të angazhuar në një biznes privat, prindër të dy fëmijëve të mitur, një vajze dhe një djali.

Malko ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.

I riu ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY