Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Noizy, muaj më parë bën bujë me këngën e tyre “A don love”, mirëpo, disa kohë më parë në media u tha se kishte pasur një sherr mes tyre.
Pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm, Noizy dhe Dafina filluan mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk u panë më bashkë gjë që ngriti aludimet se miqësia e tyre kishte marr fund.
Por siç duket raporti mes tyre është përmirësuar dhe ata janë pajtuar. Së fundmi, është vërë re se dyshja ka filluar sërish ta ndjek njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Dafina dhe Noizy i ka lënë pas mosmarrëveshjet dhe kanë nisur sërish të jenë miq.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/