Ambasadori austriak në prag të largimit, i bën qejfin Ramës: Kriza do...

Ambasadori austriak në prag të largimit, i bën qejfin Ramës: Kriza do të zgjidhet…

111
0
Shares
Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johan Sattler ka besimin e madh se kriza politike në vend do të zgjidhet shumë shpejt. Kete deklaratë e bëri në ceremoninë e lamtumirës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatike në Bosnje Hercegovinë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë, duke i bërë ndoshta nje vlerësim shumë imagjinar, pasi realiteti flet ndryshe për vendin tonë.

Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Për mua ishte një natë befasuese. Në Shqipëri më thanë se: nuk mërzitesh kurrë” dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kreu i qeverisë, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. 

Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për tu bërë të gjithë së bashku. Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politike. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mërreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”-tha Sattler.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY