Ylli Rakipi konfirmon presionet e qeverisë për mbylljen e emisionit, ja çfarë...

Ylli Rakipi konfirmon presionet e qeverisë për mbylljen e emisionit, ja çfarë do të ndodhë në vijim

160
0
Shares

Gazetari Ylli Rakipi, ka folur për herë të parë pas lajmit se emisioni i tij  “Të Paekspozuarit” në News24 do të mbyllej.

Rakipi u shpreh se ka një tentativë nga propaganda e Edi Ramës, për ta spostuar debatin e mbylljes së emisionit në këtë televizion, tek pronarët dhe cështjet e programacionit. Ai tha se kontrata e tij me News24 është ndërprerë në mes, si pasojë e presioneve të vazhdueshme të qeverisë.

“Ka ndodhur një gjë shumë e thjeshtë. Nëse shohim, Shqipëria po shkon drejt një regjimi të plote. Kryeministri ka staturën e një autokrati, një diktatori. Kontrata ime është ndërprerë në mes, mbaronte në vitin 2020. Ishte një kontratë dy vjeçare.Edhe kjo gjë u manipuluar për tu përdorur, si një element i rëndësishëm, për të thënë ka mbaruar kontrata.

Unë në emisionin tim përgjatë ekzekutimit të tij, kam patur problematika të mëdha me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Kam edhe materiale filmike, ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, ofendon një prej gazetarëve. E rëndësishme është se Edi Rama është fokusuar në emisionin tim, kur unë kam publikuar afera të lidhura drejtëpërdrejtë me qeverinë.

Presioni ndaj pronarit, mund të mos jetë I drejtëpërdrejtë, edhe pse këto nuk mungojnë, jo vetëm me pronarin aktual, por edhe në vende të tjera kur kam qenë, i kam parë me sytë e mi komentet, mesazhet.

Është instaluar një regjim dhe tani është rradha që pasi mori pushtetet, të marrë edhe ajrin. Kështu ndodh në të gjithë diktaturat”,-u shpreh Rakipi.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma, nëse emisioni “Të Paekspozuarit” do të mbyllet përfundimisht, Rakipi u shpreh se kryeministri pavarësisht përpjekjeve dhe largimit të tij nga Neës24, nuk do ta arrijë të mbyllë përfundimisht këtë emision.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY