“Rasti Pjetri”/Bushati kundër Ramës: Situata nuk zgjidhet me shkarkime

“Rasti Pjetri”/Bushati kundër Ramës: Situata nuk zgjidhet me shkarkime

84
0
Shares

Teksa fliste para mediave, në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD-së, deputeti Ditmir Bushati u shpreh se rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër tregon se duhet reformim i thellë i partive politike.

Por mes rreshtash Bushati kundërshtoi vendimin e Ramës për të shkarkuar nga puna të gjithë drejtorët në bashkinë e Shkodrës, madje edhe një reformim tërësor i PS-së së Shkodrës.

Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë.Kjo çështje nuk mund të trajtohet as me shkarkime në masë.

Kjo është një çështje shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjën e këtij fenomeni. Rrënjët e këtij fenomeni kanë nevojë për një reformë brenda partive politike,-tha Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY