Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Bushati merr fjalën: Kemi bërë gabime

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Bushati merr fjalën: Kemi bërë gabime

102
0
Shares

Partia Socialiste ka përfunduar mbledhjen e kryesisë ndërsa per te folur para mediave, Rama ka nxjerrë ish-ministrin e jashtëm, Ditmir Bushati.

Ky i fundit duke analizuar rastin e Valdrin Pjetrit, theksoi para mediave se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.

Ato gabime që kemi bërë në të shkuarën, ku njerëz që kishin një të kaluar të dyshimtë u përjashtuan nga radhët tona, u përshëndetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fatkeqësisht u rikthyen në tryezat tona vendimmarrëse dhe sot na duhet për fat të keq, që të administrojmë pasojat e këtyre gabimeve.Kemi nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës, PS duhet të jetë parti e progresit dhe e komunitetit. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë. Jam krejt i bindur, që ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk duhet të jetë i ligështuar, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e progresit, intelektit dhe  komunitetit”-tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY