“Të shkarkohen të gjithë drejtorët”, zbardhen vendimet e Ramës pas mbledhjes në...

“Të shkarkohen të gjithë drejtorët”, zbardhen vendimet e Ramës pas mbledhjes në seli

159
0
Shares

Ditën e sotme  Edi Rama mblodhi kryesinë e PS-së, ndërsa janë zbuluar detajet nga takimi në selinë rozë. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë situata në Shkodër pas precedentit të krijuar me Valdin Pjetrin.

Në këtë mbledhje burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërkohë që sështë shprehur se nuk ka asgjë personale me ta, dhe ato do të zëvendësohen nga gratë.

Te gjithe drejtoret burra te japin doreheqjen Kurse per disa nga grate do te rishikohet pozicioni. Nuk kam asgje personale, me asnje nga ju por keto ndryshime behen vetem per te krijuar nje imazh te ri te PS Shkoder”, mësohet të ketë thënë Rama.

Ndërsa kryetarja e zgjedhur e Këshillit Bashkiak në Shkodër, Brisida Kadioja tha para gazetarëve se prioritet do të ketë emërimi i grave në postet drejtuese të pushtetit vendor në Shkodër.

Do të ngrejmë një grup që të merret me përzgjedhjen e stafit të ri drejtues në Shkodër. Prioritet do të kenë në vendet vakante që do të krijohen gratë. Të gjithr drejtoreve në Bashkine Shkoder ju komunikua te japin doreheqjen. Vendet vakante do te zvendesohen me punonjes brenda ketyre institucioneve. Perparesi do te kene grate per drejtimin e ketyre institucioneve”, tha Kadija.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY