DETAJE/Emiljano Shullazi lë qelinë, shtrohet në spital privat

DETAJE/Emiljano Shullazi lë qelinë, shtrohet në spital privat

133
0
Shares

Emiljano Shullazi mësohet se prej gati 24 orësh ka dalë nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, duke u shtruar në një spital privat në kryeqytet.

Sipas informacioneve, Shullazi ka shfaqur probleme me shëndetin dhe një problem i tillë, çuditërisht i ka ardhur fill pas masave të forta që ndërmori drejtoria e Burgjeve për ndërprerjen e takimeve të shpeshta, që ai dhe shokët e tij në burg, bënin me persona të tjerë jashtë burgut.

Mësohet se Shullazi është shtruar në një spital privat, dhe transportimi i tij nga burgu 313 në ambjentet e spitalit privat është bërë në masa të forta sigurie. Ndryshe në ambientet e burgut, tashmë në spital Shullazi është më i lirë të takojë persona të ndryshëm.

Kjo është hera e dytë që Emiljano Shullazi, lë qelinë dhe shtrohet në një spital privat, pasi gjatë kohës kur ndodhej në masë sigurime “arrest me burg” ai ju nënshtrua një operacioni në ambientet e një spitali privat.

Emiljano Shullazi u dënua nëntorin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 14 vite burg pas 50 seancash gjyqësore. Ai u dënua për gjobëvënie dhe grup të strukturuar kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY