Boris Johnson arrin të bindë dhe mbretëreshën, Elizabeta pranon kërkesën e tij

Boris Johnson arrin të bindë dhe mbretëreshën, Elizabeta pranon kërkesën e tij

96
0
Shares

Mbretëresha Elizabeta II e ka pranuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin disaditor të punimeve të Parlamentit, me qëllim që t’u ndalohet me çdo kusht deputetëve në Westminst shtyrja e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian, i parashikuar të ndodhë më datë 31 tetor.

Kjo do të thotë që deputetët nuk ka gjasa të kenë kohë të miratojnë ndonjë ligj që mund të ndalojë kryeministrin të nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE pa një marrëveshje deri më 31 tetor.

Shumë kritikë e quajtën këtë “një akt të egër” dhe paralajmëruan se mund të çojë në një votë mosbesimi ndaj Johnson, duke theksuar se: “Kjo qeveri do të bjerë”.

Por disa të tjerë e mbrojtën këtë veprim, duke thënë: “është koha që një qeveri e re dhe Kryeministri i ri të përcaktojnë një plan për vendin pasi të largohemi nga BE”.

Ideja e mbylljes së Parlamentit – i njohur si ‘prorogation’ – ka shkaktuar polemikë, me kritikët duke thënë se kjo do t’i ndalojë deputetët të luajnë pjesën e tyre demokratike në procesin e Brexit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY