Berisha zbulon të dhëna të reja për vrasjen e Santiago Malkos: Ai...

Berisha zbulon të dhëna të reja për vrasjen e Santiago Malkos: Ai ndiqej për vrasje, por…

465
0
Shares

Santiago Malko, ish-punonjës policie u vra brenda mjetit të tij tip BMWX5, mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:20.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar të dhëna të reja për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko. Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi policie, thekson se Santiago Malko ishte në ndjekje për një vrasje dhe një plagosje, por dosjet e tij sipas ish-kryeministrit mbylleshin.

Bëhet e ditur se 26-vjeçari ka qenë në lëvizje me mjetin e tij, teksa është qëlluar me kallashnikov, e më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një mur anës rrugës.

Paraprakisht, thuhet se ai ka njohje me një grup kriminal në Tiranë, ndërsa në vitin 2016 është përfshirë në një konflikt me dy vëllezër.

Grupi hetimor ka ngritur pistat e para të hetimit dhe ka shpallur deri më tani si të dyshuar personin D. A., i cili rezulton me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Postimi i plotë:

Polici dixhital jep te dhena tronditese per Santiago Malkon, i cili u ekzektua e mbreme ne Tirane.
Ai ndiqej per vrasje dhe plagosje por dosjet e tij mbylleshin.
Se fundi shoqerohej me Saimir Trafikun.

Lexoni denoncimin e tij. sb

Lexoni mesazhin e tij

Pershendetje dr jam punojnes i policise desha te informoj per personin qe u egzekutua mbreme ne Tirane .Ai eshte Santjago Shefqe Malko.Muajin e fundit ishte pare ne shoqerin e Sajmir Tahirit
Santjago eshte datelindjes 02.02.1993 banues ne Tiranë
Sipas Informacioneve rezylton se me date 31.12.2018 Sht.Santjago Malko shpallet ne kerkim me kartele ”Roze”, pasi ne proçedim penal nr 5113, viti 2018 autor i dyshuar i Vepres Penale ”Vrasje me paramendim ” & ”Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake ”, e parashikuar nga neni 78-25,278 te Kodit Penal.E ndjek seksioni i Per Krimet ndaj Jetes Tirane. I eshte anulluar kerkimi me date 05.04.2019.ME DATE 22.10.2010 RRETH ORES 14:25 U MUAR NJOFTIM NGA SALLA OPERATIVE SE NE RRUGEN ‘VIOLETA MANUSHI’, TEK KODRA E PRIFTIT NDODHEJ NJE SHTETAS QE KERKON NDIHME. MENJEHERE KALUAM NE ADRESEN E DHENE DHE ATY MOREM KONTAKT ME SHTETASIN SANTJAGO MALKO DHE MOTREN E TIJ DJANA MAHMUTI, TE CILET PRETENDONIN SE FATURUESI I ENERGJISE ELEKTRIKE KISHTE HYRE NE BANESE DHE DUKE PERFITUAR NGA MUNGESA E FAMILJAREVE, KISHTE TENTUAR TE PERDHUNONTE VAJZEN E SAJ EDISA EVZI MAHMUTI, E VITLINDJES 1998. NGA ANA JONE U BE SHOQERIMI NE KOMISARIAT I FATURISTIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE , SHTETASIT BAJRAM DEMIRI PER VEPRIME TE METEJSHME PROCEDURIALE. GJATE SHOQERIMIT NUK PATI PROBLEM.
ME DATE 14.04.2016, NE OREN 22.00, U ARRESTUA NE FLAGRANCE SHTETASI ‘’SANTJAGO MALKO’’ SEPSE NE OREN 11.00, NE RRUGEN ‘’MUSLYM SHYRI’’ GJATE NJE KONFLIKTI KA GODITUR ME NJE ARME TIP PISTOLETE (NUK KA NUMER DHE AS TIP ARME) DUKE E PERDORUR SI SEND PER TA GODITUR POR PA E SHKREPUR, SHTETASIN ‘’EDMOND NAIM LASHI’’ U SEKUESTRUA NE CILESINE E PROVES MATERJALE NJE ARME PISTOLETE DHE KATER FISHEK.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY