Shqipëria me çmimin më të shtrenjtë të mishit në rajon

Shqipëria me çmimin më të shtrenjtë të mishit në rajon

91
0
Shares

Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të çmimit të mishit në rajon, por edhe se disa vende të Bashkimit Europian. Për vitin 2018, indeksi i çmimit të mishit shënoi rritje në raport me një vit më parë, çka do tëthotë se për xhepat e shqiptarëve blerja e një kilogrami mish rëndon më shumë. Eurostat ka përllogaritur nivelin e çmimit të mishit në BE dhe në vendet kandidate sipas paritetit të fuqisë blerëse. Mesatarja e BE-së merret niveli 100.

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat, sipas Paritetit të fuqisëblerëse, çmimi i mishit tek ne ka shënuar një indeks prej 71, nga 67.4 e mesatares europiane që ishte një vit më parë. Kjo e rendit Shqipërinë nëvendin me çmimin më të lartë sipas fuqisë blerëse.

Ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi renditet vendi më i lirë në BE dhe në rajon, ku sipas Eurostat shënoi njënivel çmimi prej 61.9, duke u ndjekur nga pas nga Maqedonia e Veriut me një indeks prej 62.3, Serbia 67.4 dhe Bosnja 68.6.

Eurostat ende nuk ka publikuar të dhënat më të fundit për Kosovën, por një vit më parë niveli i çmimit tëmishit atje ishte 67.9.
Çmimi i mishit shënoi një nivel më të ulët se Shqipëria dhe nëdisa vende Europiane. Kështu në Poloni, niveli i çmimit të mishit ishte 62.3, duke u renditur e treta, pas Malit të Zi dhe Maqedonisësë Veriut, si më e lira sipas paritetit të fuqisë blerëse. Vlera tëulëta janë shënuar edhe në Rumani, Bullgari dhe Lituani (shiko grafikët), të cilat janë gjithashtu vende anëtare të Bashkimit Europian.

Nivelet më të larta të çmimeve janë regjistruar në Zvicër, me njënivel 2.2 herë më të lartë se mesatarja europiane, apo edhe Islanda me një nivel çmimi prej 165.
Në Itali niveli i çmimit të mishit është 119.5, ndërsa në Greqi 91.4

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY