Presidenti Meta zhvillon takimin e fundit me ambasadorin austriak

Presidenti Meta zhvillon takimin e fundit me ambasadorin austriak

93
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim të fundit me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johann Sattler, teksa ky i fundit ka përfunduar tashmë mandatin e tij. Në takimin përshëndetës, Kreu i Shtetit ka falënderuar kryedipomatin austriak për angazhimin e tij të palodhur në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

Gjithashtu, Meta shprehet në mesazhin e tij në “facebook” se e ka falëderuar ambasadorin Sattler edhe për promovimin që iu bëri maleve të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të falenderoja ambasadorin e Austrisë, z.Johann Sattler në përfundim të detyrës së tij, për angazhimin e palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve tona. Nuk mungoi dhe një falenderim i posaçëm për promovimin që ambasadori Sattler u bëri maleve të Shqipërisë, ndërsa aktivitetet kulturore ishin mbresëlënëse si asnjëherë më parë. 🇦🇱🤝🇦🇹”, shkruan  Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY