DETAJET/ Si ndodhi egzekutimi i ish-policit Malko, ne Tirane

DETAJET/ Si ndodhi egzekutimi i ish-policit Malko, ne Tirane

355
0
Shares

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar sonte rreth ore 22.30 ne zonën e Oxhakut në Tiranë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Santiago Malko.

Ai është vrarë brenda makinës së tij tip BMWX5 ne rrugen Xhanfize Keko.

Nje furgon i bardhe i ka prere rrugen viktimes.

Autori i ngjarjes, i cili nuk është identifikuar ende, paraprakisht dyshohet se është larguar drejt zonës së “Freskut”.

Për momentin nuk ka ende të dhëna të tjera për ngjarjen, ndërsa policia po punon per zbardhjen e plotë të saj.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në zonë.

Paraprakisht, thuhet se ai ka njohje me një grup kriminal në Tiranë, ndërsa në vitin 2016 është përfshirë në një konflikt me dy vëllezër.

Pas ekzekutimit makina eshte perplasur per nje mur nderkohe eshte pare nje makine qe digjet ne deejtim te freskut.

Cfare shkruante Panorama per ish policin:

Panorama” shkruante më 16 prill 2016, se personat e përfshirë në konflikt një ditë më herët ishin Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.

Të dyja palët, kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë.

Ish-polici ka tentuar të përdorë armën, madje duke goditur njërin prej vëllezërve me qytën e saj.

Më pas dy vëllezërit kanë ndërhyrë dhe ia kanë marrë armën, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Ndaj ditën e sotme, Policia ka liruar dy vëllezërit dhe ka arrestuar ish-policin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY