Mbyllen dy emisionet kritike, largohen Krasta dhe Rakipi

Mbyllen dy emisionet kritike, largohen Krasta dhe Rakipi

155
0
Shares

Ky sezon i ri televiziv do te jetë ndryshe nga sa ishte premtuar dhe parashikuar. Eshtë mësuar se së fundmi emisioni i Adi Krastës është mbyllur dhe nuk do t’i lejohet transmetimi.

Burimet tregojnë se, Krasta nuk do jetë më në News 24, kjo pasi thuhet se pronari i televizionit, Irfan Hysenbelliu është “kërcënuar” nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kujtojmë se gazetari i njohur dhe moderatori i A-Show, Adi Krasta është ndër zërat më kritikë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Por Krasta nuk do te jetë i vetmi që do të largohet, pasi flitet per nje tjeter emision që është shënjestruar.  Burimet thonë se dhe emisioni i Ylli  Rakipit do të mbyllet, duke bere keshtu që dhe Rakipi të largohet nga televizioni.

Madje  burimet për Droni.al nga Vizioni Plus konfirmuan se është e sigurt që tashmë do të vijë Sokol Balla duke marrë drejtimin e emisioneve të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY