Kapen tre të rinj në kufi, si u zbulua greku që i...

Kapen tre të rinj në kufi, si u zbulua greku që i priste, detajet e operacionit

125
0
Shares

Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek në sasi të vogla.

Operacioni policor i koduar “Mavromati” sekuestroi 3 kg kanabis, ndërsa në pranga ranë tre shtetas shqiptarë.

Policia arrestoi në kufirin jeshil në Qafë Botë dy shtetasit që po tentonin të trafikonin drogën drejt shtetit grek dhe një bashkëpunëtor të tyre.

Në kufirin shqiptar u arrestuan:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol;

A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol;

A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Ndërsa nga policia greke u arrestua pritësi i kanabisit, një shtetas grek.

“Policia Kufitare e Qafë Botës ka mundur të marrë informacion se një shtetas grek së bashku me automjetin e tij në afërsi të pikës kufitare greke Mavromat ishte duke pritur lëndën narkotike, që po transportohej nga dy shtetasit shqiptarë.Menjëherë nëpërmjet pikës së kontaktit   është njoftuar Policia e Igumenicës, e cila ka bërë të mundur kapjen e shtetasit grek   G.M, 23 vjeç, banues ne Sivota, Bashkia Igumenicë, bashkë me mjetin e tij tip Smart. Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit grek, Policia greke gjeti 1.5 kg  lëndë narkotike Cannabis Sativa” njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tyre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY