Presidenti turk planifikon të takojë Putinin në Moskë

Presidenti turk planifikon të takojë Putinin në Moskë

58
0
Shares

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, planifikon të udhëtojë në Moskë më 27 gusht, për ta takuar presidentin rus, Vladimir Putin. Zyra e presidentit Erdogan ka njoftuar se takimi është vendosur pas një telefonate në mes të dy presidentëve, ku u diskutua për zhvillimet në Siri.

Kremlini zyrtar theksoi se Putin dhe Erdogan janë pajtuar gjatë bisedës për të shtuar përpjekjet që të qetësohet situata në provincën Idlib, ku dhuna ka detyruar dhjetëra mijëra persona të ikin nga vendi. Turqia deri më tash ka pranuar më shumë se 3,6 milionë refugjatë nga Siria që nga konflikti në mars të vitit 2011.

Që nga fundi i muajit prill, Qeveria e Sirisë dhe ushtria e Rusisë kanë bombarduar provincën Idlib – bastionin e fundit të forcave që kundërshtojnë regjimin e Asadit.

Rusia dhe Turqia mbështesin palë të ndryshme në këtë konflikt. Rusia kishte ndihmuar pas lansimit të fushatës ajrore ndaj preidentit sirian si dhe kishte rritur prezencën ushtarake në Siri më 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY