Gjyqi për vrasjen e Indrit Celës, zbardhet biseda në momentin e krimit

Gjyqi për vrasjen e Indrit Celës, zbardhet biseda në momentin e krimit

273
0
Shares

Zbardhet debati midis viktimës dhe autorit të dyshuar gjatë dëshmisë që u dha sot në gjykatëne  Tiranës përgjatë seancës së masës së sigurisë për perosnat e arrestuar në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Cela.

Ngjarja ka ndodhur në një prej tualeteve në katin e parë të vilës 3-katëshe që ndodhet tek rruga Myslim Shyri në afërsi të qendrës së Tiranës.

Biseda në momentin e vrasjes:

Griseldo dëgjon zhurmën e trapanit dhe lëviz nervoz nëpër shtëpi. Shkon aty nga vinte zhurma. I afrohet Indritit që kishte trapanin në dorë.

Po këtu çfarë bëhet? Përse e hap atë vrimë aty? Ku do shkarkohet uji i kondicionerëve?

S’e di unë ku do jetë shkarkimi.

Kur se di ti, nga do ta di unë?

I nervozuar nxjerr armën nga brezi dhe e qëllon në kokë, merr gëzhojën dhe largohet me nxitim, mbante në dorë një çantë.

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”  për tre nga katër të arrestuarit në lidhje me vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelës.

Është caktuar masa “arrest me burg”  për pronarin e shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusin si dhe për dy të tjerët Ferdinand Bakallin e Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën, gjykata dha masën ‘arrest në shtëpi’.

Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’, ndërsa tre të tjerët për moskallëzim krimi. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.

Ai u qëllua me plumb në kokë gjatë kohës që po punonte te vila e vëllezërve Kusi, ndërsa disa orë pas ngjarjes, Indrit Çela ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY