Sulmohet autobusi me shqiptare ne Serbi, reagon ashper Ministria

Sulmohet autobusi me shqiptare ne Serbi, reagon ashper Ministria

90
0
Shares

Një autobus i linjës Prishtinë-Grankfurt në Gjermani u sulmua mbrëmjen e shkuar në Krushevac të Serbisë.

Nuk ka pasur persona të lenduar por vetëm thyerje xhamash, përfshirë edhe xhamin e përparmë të mjetit të transportit të udhëtarëve.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raporton expres.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë. Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë për Gazetën Express se ky sulm tregon pengesat me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi.

Zëdhënësi i MPJ-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se sulmet e tilla janë shqetësuese.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë. Ky sulm tregon përsëri pengesat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit nëpër Serbi. Nuk ka liri të lëvizjes. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që sulmet e vazhdueshme si ajo në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë dhe tani ndaj autobusit nuk po ndalen nga Beogradi dhe mbështeten nga mekanizmat e sigurisë serbe”, ka thënë Zyberaj.

Zyberaj ka shtuar se MPJ është në kontakt me BE-në dhe kërkon përgjegjësi të plotë nga Beogradi për këto sulme.

Po ashtu, ai ka shtuar se MPJ u bën thirrje qytetarëve që t’u shmangen udhëtimeve përmes Serbisë, derisa nuk ka siguri për ta.

“Përderisa Ministri Daçiç si ish-zëdhënës i Millosheviçit i bën të gjitha përpjekjet e tij për lajme të rreme dhe propagandë kundër Kosovës, ai duhet të përqendrohet në ndalimin e incidenteve që janë iniciuar nga vetë Beogradi. Ne jemi në kontakt me BE dhe kërkojmë përgjegjësi të plotë dhe garancione nga Beogradi për sigurinë nëse qytetarët tanë udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithashtu përsërisim thirrjen e MPJ së Kosovës që të shmanget udhëtimi nëpër Serbi përderisa nuk ka siguri për Kosovarët dhe incidentet vazhdojnë. Kjo është vazhdimësi e incidenteve dhe jo rast i izoluar”, ka thënë Zyberaj.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi. Sipas dëshmitarëve të rastit, autobusi ishte kryesisht i mbushur me shqiptarë që po udhëtonin për në perëndim.

Një dëshmitar ka treguar se nuk ka ndonjë të lënduar dhe autobusit i janë thyer vetëm xhamat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY