Temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe në muajin shtator

Temperaturat përvëluese do të vazhdojnë edhe në muajin shtator

133
0
Shares

Sipas parashikimit të sinoptikanëve, deri në mbyllje të kësaj fundjave, përreth gjithë territorit të vendit do të shënohen temperatura që arrijnë si vlerë maksimale ratën 37 gradë Celsius.

“Pas kësaj date, temperaturat zbresin në vlera tipike të muajit Gusht, 34 apo 35 gradë Celsius. Parashikohet që edhe 10-ditëshi i parë i muajit Shtator të jetë me temperatura të larta dhe i nxehtë”, është shprehur meteorologia Adiola Bani në një intervistë të dhënë për “Tv Klan”.

Ndërsa, pjesa e dytë e shtatorit pritet të sjellë rrebeshe shiu, që do të intensifikohen në vijim të vjeshtës.

Vera e këtij viti është cilësuar si ndër më të nxehtat në Europë, kryesisht për pjesën qendrore të saj, që është përballuar me temperatura ekstreme dhe jotipike.

Por, i njëjti konstatim nuk vlen edhe për Shqipërinë, pasi siç kanë vërejtur meteorologët, ka patur vera akoma më të nxehta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY