Xhenova/ ‘Banda e shqiptarëve’ vjedh 2 shkolla, 7 të arrestuar

Xhenova/ ‘Banda e shqiptarëve’ vjedh 2 shkolla, 7 të arrestuar

97
0
Shares

Mediat italiane shkruajnë për një ngjarje të pazakontë të ndodhur në Xhenova, ku një grup “kriminal adoleshentësh shqiptarë” kanë vjedhur në 2 shkolla kompjutera dhe të tjera materiale me vlera të konsiderueshme.

Policia italiane gjeti të rinjtë shqiptarë duke fjetur nëpër dhoma me materialet e shkollës që i kishin vjedhur. Ata kishin pak kohë që kishin kryer dy grabitjet. Kjo ishte arsye pse policia e shtetit fqinj prangosi 7 adoleshentët shqiptarë nën akuzën e vjedhjes së kompjuterëve të shkollës.

Mësohet se të rinjtë me origjinë nga Shqipëria, të rregullt në Itali, kanë marrë në dy shkolla të mesme të Xhenovas materiale me një vlerë gjithsej 20 mijë euro. Forcat policore kur bënë bastistjen e dhomave të shqiptarëve gjetën kompjuterët, tabletat, mjetet me të cilat janë kryer vjedhjet, por edhe çelësat me të cilat ata kanë hyrë në ambientet shkollore.

Djemtë janë të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë midis 18 dhe 20 vjeç. Ata u arrestuan këtë mëngjes, ndërsa arresti u cilësua i ligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY