GREQI/ Policia kap velierën me 1.6 ton kanabis, ishte nisur nga …

GREQI/ Policia kap velierën me 1.6 ton kanabis, ishte nisur nga …

1351
0
Shares

Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 tonë drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria. Sipas raportimit të medieve greke në velierë ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë, ku edhe do të shkëmbehej me heroinë të pastër.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.

Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.

Nga burime konfidenciale bëhet me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY