Ekstradimi i Arbër Çekajt nga Gjermania, trafikoi 613 kg kokainë

Ekstradimi i Arbër Çekajt nga Gjermania, trafikoi 613 kg kokainë

128
0
Shares

Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ndez dritën jeshile për ekstradimin e Arbër Cekajt në drejtim të Shqipërisë. Burime të besuara pranë ministrisë së Drejtësisë, thanë për News24 e ‘BalkanWeb’ se vendimi për lejimin e ekstradimit të pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit.

Të njëjtat burime konfirmuan se vonesa në marrjen e vendimit, lidhej me faktin se biznesmeni nën akuzë për trafikimin e sasisë rekord të 613 kilogramëve kokainë kolumbiane drejt portit të Durrësit, ka bërë kërkesa të shumta përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimit. Njëherazi ai ka paraqitur edhe kërkesë për azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Kërkesa për azil – konfirmuan burimet – nuk është shqyrtuar ende nga gjykata, çka do të thotë se nuk mund përcakohet koha se kur mund ekstradohet biznesmeni. Për këtë cështje News24 kontaktoi zyrën e shtypit në ministrinë e Drejtësisë dhe zyrën e Interpolit, por nuk mori përgjigje zyrtare nga ana e tyre.

Arber Çekaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim me menaxherin e kompanisë Donald Lushaj dhe shoferin e kamionit që trasportoi kontenierët me banane nga porti i Durrësit drejt magazinave rë Arbri Garden në Maminas. Procesi gjyqësor në gjykatën për Krime të Rënda pritet të rifillojë në shtator, pasi më herët nuk u bë i mundur njoftimi i biznesmenit të pandehur.
Sasia e drogës që vinte nga Kolumbia, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë u bllokua në mars të 2018, në kontenierët me banane që ishin porositur nga biznesmeni. Vlera e drogës përllogaritej 180 milionë euro. Biznesmeni Cekaj eshte cilesuar nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, si “peshku i madh” i kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY