“Nderkombetaret po japin sinjale te forta”

“Nderkombetaret po japin sinjale te forta”

125
0
Shares

Kreu i PD- se, Lulzim Basha Tha sot ne nje interviste per gazetarin Cim Peka se ka sonjale te forta nga nderkombetaret. ”Nderkombetaret po japin sinjale të qarta, ku njoftojnë rënien në pikiatë të demokracisë në Shqiperi”, tha Basha.

Me poshte deklarimet e Bashes ne lidhje me kete ceshtje:

“Padyshim që stabiliteti është në interesin kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë, për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën. Këtu ska asgjë të re për njohësit e çështjeve ndërkombëtare. E reja qëndron në faktin se për shkak edhe të zhvillimeve, para, gjatë dhe pas 30 qershorit, qartësisht kemi një realitet të ri politik,edhe përsa i përket faktorit ndërkombëtar. Këtë e shikoj në shumë hapa, e shikoj sa i përket procesit të 30 qershorit dhe legjitimitetit të munguar të 30 qershorit, në akte të tilla si tërheqja e misionit më të rëndësishëm që vëzhgon zgjedhjet vendore, që nuk është misioni i OSBE/ODIHR-it, por është misioni i Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës. Si rregull OSBE ndjek zgjedhjet politike, por kur ka probleme, siç është Shqipëria, ndjek edhe zgjedhjet vendore, por është Këshilli i Evropës që i monitoron, i cili i tërhoqi vëzhguesit. Kush i tërhoqi, unë i tërhoqa? Natyrisht këto janë vendime, janë sinjale të qarta që jepen, sa i përket rënies në pikiatë të demokracisë në Shqipëri dhe sinjaleve që duhet të jepen në këtë drejtim.
Djegia e mandateve absolutisht ka rezultuar vendimi i duhur. Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në një fasadë, në një garniturë të pushtetit. Dy qëllime arriti djegia e mandateve: së pari na distancoi nga një pushtet i korruptuar në palcë që e kishte kthyer parlamentin në një institucion vjedhjeje me ligj. Qëllimi i dytë që u arrit ishte që një masë ekstreme, që i përgjigjet një realiteti ekstrem rezultoi e nevojshme për të vetëdijësuar të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, se kështu nuk shtyhet më. Dhe unë ju them me përgjegjësi të plotë se ky vetëdijësim sot ka mbërritur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY