Prefekti i Shkodrës letër presidentit, ja për çfarë e njofton

Prefekti i Shkodrës letër presidentit, ja për çfarë e njofton

114
0
Shares

Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Çesk Millja i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kreut të Shtetit, Ilir Meta, përmes së cilës e vë në dijeni për konstituimin e këshillit bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij,  mbledhje kjo e cila u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universiteti “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht.

Letra që mban firmën e prefektit Çesk Millja, me anë të së cilës, ai ka vënë në dijeni Kreun e Shtetit mbi zhvillimet e fundit politike në Shkodër.

Ai mes tjerash sqaron presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit të bashkisë Shkodër, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve nga Partia Demokratike.


Sipas selisë blu, Valdrin Pjetri rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Përmes letrës, Prefekti thekson se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër, ndërsa zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vend vakant.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY