Basha: Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Rames

Basha: Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Rames

128
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim basha delaroi sot se Arta Marku dhe Donika Prela dy Katicat e Edi Rames . Duke komentuar mbylljene dosjes 184 në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe transferimin e saj në një prokurori lokale, Basha tha se ky veprim u krye pasi po kërkohet të hiqet dosja nga SPAK. “Mbyllja e dosjes 184 nga Katicat e Rames behet per te hequr dosjen nga SPAK. Katicat e Rames ne prokurori duhet te ndiqen penalisht per shperdorim detyre”, tha Basha.

Në vijim kreu i PD-së, tha se  Agim Kajmaku, kryebashkiaku i Vorës,  eshte me dosje te hapur penale ne Greqi. “Edi Rama e njeh dosjen penale  te Agim Kajmakut. E kane informuar partneret nderkombetare. Pyetja eshte edhe sa kryebashkiake te kriminalizuar ka futur Edi Rama?”, tha Basha.

Duke folur për rrugët e zgjedhjes së krizës politike në vend, Basha tha se ka një rrugë. “Kriza politike zgjidhet me zgjedhje te lira e te ndershme, te garantuara nga nje qeveri tranzitore pa Edi Ramen. Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojne se Shqiperia eshte ne udhekryq te rrezikshem dhe duhet te dale prej saj”, deklaroi lideri demokrat.

Në vijim Basha foli edhe per takimin me ambasadorin e ri gjerman duke theksuar se Gjermania ka një aprtner tek ai. “Kane tek une nje partner per te hedhur cdo hap qe zgjidh krizen sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane”, theksoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY