Sot nis pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, a do te shpallet park...

Sot nis pelegrinazhi ne Malin e Tomorrit, a do te shpallet park kombetar?

271
0
Shares

Sot ka nisur pelegrinazhi për tu ngjitur në Malin e Tomorrit dhe teqene e Kajmakut.
Besohet se ne pelegrinazh do te marrin pjese dhjetra mijera pelegrine.

Pelegrinazhi zhvillohet ne nje moment debati mes qeverise dhe gjyqesorit. Qeveria ka bllokuar guroret qe merrnin mermer nga mali nderkohe gjykata ka zhvleresuar kete vendim te qeverise. Ka nisur nje fushate qe mali i shenjte te shpallet park kombetar.

Ministria e Turizmit ka nisur edhe një peticion për të mbledhur firma nga qytetarë të ndryshëm që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Për të mbledhur numrin e nevojshëm, ministri Klosi do t’u kërkoj të firmosin peticionin edhe Pelegrinëve që sot ngjisin Malin e Tomorrit për në Teqenë e Kulmakut.

Kryeministri Rama nderkaq ka postiar sot ne faqen e tij nje paralajmerim per ata qe po shfrytezojme guroret ne mal.

MIRËMËNGJES 😃 dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit, që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që Mali i Mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY