Gatim në kushte skandaloze/AKU bllokon 4 subjekte, 6 mln lekë gjobë

Gatim në kushte skandaloze/AKU bllokon 4 subjekte, 6 mln lekë gjobë

86
0
Shares

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik. Nga kontrollet ka rezultuar se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore:

Subjekti “Beruze Zeneli” me aktivitet “Magazinë ushqimore me shumicë” Lushnjë, ushtronte ak tivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. B), pa sistem gjurmueshmërie, pa planin/manualin e vetkontrollit.

U evidentuan një sërë produktesh të cilat tregtoheshin përtej afatit të tyre të përdorimit (cajra, koktejl, buding, biskota, amareta, akullore) si dhe produkte të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 2,000,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 300,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Gjobë” 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Dorjan Gjika” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),

“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Subjekti “Artur Bocova” me aktivitet “Restorant” Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) si dhe pa planin/manualin e vetkontrollit. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 1,400,000 lekë (mos disponim licence për ushtrim aktiviteti),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Subjekti “Shpëtim Turku” me aktivitet “Restorant, produkte mikse” Durrës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (në mure dhe tavane kishte prezencë lagështire e myku, frigoriferët dhe dritarja kishin prezencë ndryshku), pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetkontrollit.Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

“Gjobë” 300,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Gjobë” 100,000 lekë (mungesë të planit/manualit të vetkontrollit), si dhe
“Ndërprerje e menjëhershme” e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke mbrojtur shëndetin dhe interesin e konsumatorëve si dhe duke siguruar kështu vijimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY