Policia maqedonase arrestoi sot ne mesdite ne shtepine e saj, prokuroren speciale te Maqedonise, Katica Janeva.
Shtëpia e kryeprokurores të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva u rrethua me heret nga policia e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga pamjet, shihej se si Katica Janeva shoqërohet me policë në veturën e policisë.
Janeva ka qenë temë për tre javët e kaluara duke qenë e përmendur në aferën “Haraçi”, së bashku me afaristë, Bojan Jovanovskin- Boki 13, Zoran Milevski dhe të tjerë për keqpërdorim të detyrës dhe tregti me ndikim.
Kujtojmë se Janeva gjatë ditës së djeshme (20 gusht) ka qenë në Prokurorinë Themelore Publike ku edhe ka dhënë dëshminë e saj për gjithë lidhjen e saj me të lartpërmendurit në këtë aferë.
13:41 – Përditësim: Me prezencën e saj, policia dhe hetuesia bën bastisje të zyrës së saj brenda objektit të PSP.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/