Ministria e Financave: Nuk bllokuam parate per Shkodren

Ministria e Financave: Nuk bllokuam parate per Shkodren

101
0
Shares

Ministria e Financave hodhi poshte sot pretendimin e kryetares se bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, per nderprerjen e financimeve nga ana e qeverise.

Zedhenesja e Ministrisë së ekonomisë dhe financave Violeta Shqalsi e cila tha: “Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër.

Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY