Pakistani do t’i drejtohet GJND-së,kriza në Kashmir

Pakistani do t’i drejtohet GJND-së,kriza në Kashmir

79
0
Shares

Pakistani tha se do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) lidhur me mosmarrëveshjen me Indinë, për rajonin e kontestuar të Kashmirit.

“Ne kemi vendosur ta çojmë çështjen e Kashmirit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve juridike”, tha ministri i jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, për ARY News TV.

Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir. Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

Pakistani tha se e “dënon me forcë” vendimin e Indisë. Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani. Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY