I jepet lamtumira e fundit Gjergj Xhuvanit/ Vendi i rrethuar nga policë,ja...

I jepet lamtumira e fundit Gjergj Xhuvanit/ Vendi i rrethuar nga policë,ja arsyeja

235
0
Shares

Familjarë, të afërm, miq e dashamirës i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit regjisorit Gjergj Xhuvani, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në Itali.

Drejtoria e Burgjeve i dha lejen Kostandin Xhuvanit, djalit të tij për të marrë pjesë sot në varrimin e babait të tij. Siç shihet në fotot e mëposhtme, ai ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga efektivë civilë të Policisë.

Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.
Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY