Ish-deputeti demokrat thirrje Ramës: Mos e provoko Shkodrën!

Ish-deputeti demokrat thirrje Ramës: Mos e provoko Shkodrën!

79
0
Shares

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Financave për t’i bllokuar të gjitha fondet Bashkisë së Shkodrës, me argumentin se ka përfunduar sot mandati i kryebashkiakes Voltana Ademi.

Ish-deputeti Spahia i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të mos e provokojë Shkodrën, pasi sipas tij, shërbimet ndaj qytetarëve janë një detyrim kushtetues.

Duke publikuar në “Facebook” letrën e Ademit drejtuar ministres Anila Denaj dhe gjithë trupës diplomatike në Shqipëri, si dhe bisedën e saj me Degën e Thesarit, Spahia thekson se gjithçka është bërë me urdhër politik e pa një referencë ligjore.
Mesazhi i Spahisë:

MOS E PROVOKO SHKODREN EDI RAMA!
Nuk priti as 24 ore, pa e nxjerre ne pah mllefin politik, qe ende nuk e ka kapur Shkodren si bashkite e tjera, natyrisht per shkak se perzgjedh kriminele per te perfaqesuar qeverisjen e vet.

Me urdher politik e pa nje reference ligjore Ministria e Financave bllokon permes deges se thesarit procedurat e likuidimit per fondet dhe investimet e bashkise Shkoder. 11 vjet ne krye te bashkise Tirane, Edi Rama e ka te qarte se nuk po bllokon Voltana Ademin por vec u heq sherbimet qytetareve te bashkise Shkoder.

Mllefi qe e katandisen ne 5% pjesemarrje eshte aq i madh sa te sakrifikoje edhe qytetaret e 5 %-it qe i votuan kandidatin e inkriminuar. Socialistet e Shkodres po e kane te qarte qe per Ramen, jane thjesht numra ne funksion te karriges se tij, e jo banore te nje qyteti qe kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine?

E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash! #Turp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY