Ambasadat amerikane, gjermane, franceze, italiane dhe britanike në Prishtinë dhe Beograd i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të rinisin sa më shpejtë dialogun për zgjidhjen e konfliktit.
Me anë të një deklarate të përbashkët, ambasadat shprehen:
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rifillojnë me urgjencë dialogun e udhëhequr nga BE dhe kërkojmë që të dy palët të shmangin veprimet që pengojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila është e nevojshme që të dy vendet të arrijnë një integrim më të madh Euro-Atlantik, bashkë me përfitimet e tjera.”
Të pesta shtetet duan normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht të detyrueshme për të dy vendet. Arritja e kësaj marrëveshjeje do të kontribuojë dhe në qëndrueshmërinë e gjithë Ballkanit Perëndimor.
Ambasadat shprehen se ka ardhur koha që pas dekadash konflikt të gjehet një zgjidhje.
Që prej nëntorit 2018, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk po vazhdojnë me ritmet e mëparshme.
Më 21 nëntor 2018, qeveria e Kosovës miratoirritjen e taksës me 100 për qind për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.
Ky vendim u mor një ditë pasi Kosova nuk mundi të anëtarësohej në INTERPOL si pasojë e fushatës së Serbisë kundër anëtarësimit të saj.
Veçanërisht këto dy ngjarje kanë ndikuar tek ndalimi i bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/