Ndersa PS eshte ne mbledhje ta shkarkoje, Voltana Ademi publikon lajmin e...

Ndersa PS eshte ne mbledhje ta shkarkoje, Voltana Ademi publikon lajmin e inagurimit te rruges se varrezave

99
0
Shares

Ndersa po mbahej mbledhja e keshillit bashkiak ne Shkoder per te larguar kryetaren Voltana Ademi, kjo e fundit pervec protestes ka zgjedhur te lajmeroje edhe inagurimin e nje rruge ne Berdice.

Do te ishte nje lajmerim rutine por per shkak te emrit te rruges dhe koncidences me mbledhjen e keshillit bashkiak, mbarimi i kesaj rruge behet interesant.

Me poshte eshte njoftimi i kryetares Ademi:

“Punimet në Rrugën e Varrezave të fshati Mali Hebaj në Njësinë Administrative Berdicë, janë drejt përfundimit të plotë. Hedhja e shtresave asfaltike, do të pasohet me sinjalitikën vertikale dhe horizontale, ashtu siç e parashikon projekti.

Kjo rrugë është ndërtuar krejtësisht e re sepse nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër me vlerë 10.2 milion lekë të reja dhe realizon një premtim për banorët e Mali Hebaj por edhe prioritet të përcaktuar nga vetë ata.

Me një gjatësi 700 metër linear, projekti parashikonte 2600 metër katror asfalt, strukturë monolite betoni me volum 157 metër kub në një gjatësi 350 metër linear për të mbrojtur rrugën nga rrëshqitjet e inerteve, tombino dhe vepra të tjera arti në tërë gjatësinë e saj”.

Punimet në Rrugën e Varrezave të fshati Mali Hebaj në Njësinë Administrative Berdicë, janë drejt përfundimit të plotë….

Publiée par Bashkia Shkodër sur Lundi 19 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY